spot_img
Wednesday, October 23, 2024
spot_img

Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve Kosovë-Izrael

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka deklaruar se arrestimi i kosovarit Liridon Rexhepi në Turqi, i cili dyshohet për menaxhimin e rrjetit financiar të Mossad-it, është një trillim që synon të dëmtojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Izraelit.

Sipas Shalës, kjo nuk është e mundur as nga aspekti shkencor dhe as praktik, duke theksuar se Kosova nuk mund të përdoret si hapësirë operative për aktivitete të tilla.

“Kjo është një trillim i formës klasike që mund të bëjnë shërbimet e caktuara për të prishur raportet mes Kosovës dhe Izraelit, pra janë tendenca të caktuara sepse nuk ka mundësi në aspektin edhe shkencor një gjë e tillë të ndodhe, çështjet janë që ndoshta ka një interes politik por assesi ndonjë interes që qytetarët e Kosovë të jenë pjesë përbërëse e një aktivitetit të Mosdit”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka potencuar se sistemi mikrofinanciar i Kosovës është i unifikuar dhe çdo transaksion i dyshimtë do të diktohej nga autoritetet vendore.

“Nuk është që mund të ndonjë prishje të raporteve me Turqinë, as me Izraelin. Pra është një lojë sipas gjitha gjasave e orkestruar nga vet i pandehuri që tani është në mbajtje nga autoritetet turke. Një e vërtetë është që Kosova nuk ka mundësi të përdoret si hapësirë operative për të kryer në forma të ndryshëm financimin e strukturave inteligjente sepse sistemi mikrofinanciar i Kosovës është i unifikuar dhe nuk ka mundësi asnjë transaksion i dyshimtë me ndodhë pa u diktuar nga autoritete vendore të Kosovës”, ka deklaruar Shala.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit