spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Serwer: Kosova me kërkesa të arsyeshme ndaj Serbisë, por Vuçiq nuk do t’i pranojë ato

Analisti amerikan, Daniel Serwer, thotë se kushtet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj Serbisë janë të arsyeshme.

Kurti, sot është pyetur për masat e propozuara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, për të cilat tha se së pari duhet folur për tri kushtet që i ka propozuar ai për Serbinë, e që sipas tij janë paqësore e racionale.

“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë që janë paqësore e racionale, e para është dorëzimi i Milan Radoiçiqit, nënshkrimi i marrëveshjes dhe tërheqja e letrës së Brnabiqit që thotë se nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën e as nuk e respekton integritetin territorial”, u shpreh Kurti.

Kërkesat e Kurtit, profesori amerikan Daniel Serwer tha se janë të arsyeshme.

“Dy prej tyre kërkojnë vetëm një nënshkrim. E para kërkon dorëzimin e një krimineli, të paktën disa nga krimet e të cilit (të pranuara nga vetë ai) janë kryer brenda Kosovës. Të gjitha këto kërkesa do të kërkonin që Aleksandar Vuçiq të pranonte sovranitetin e Kosovës. Ai nuk do t’i pranojë këto”, ka shkruar Serwer në “X”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit