spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Sërish protestë në Shqipëri, Berisha: Më datë 29 bashkohemi në çdo qark të paralizojmë vendin

Më 29 tetor në Shqipëri do të ketë protestë sërish.

Kjo u bë e ditur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili tha se drejtuesit në qarqe të PD-së, do të organizojnë paralizimin e plotë asaj që ai e quan “regjim” të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së partisë së tij, Berisha arrestimin e kreut të kreut të Partisë së Lirisë apo ish-presidentit shqiptar Ilir Meta e ka quajtur “akt terrorist të kryer nga narkoregjimi” i Ramës.

“Rama na shpalli luftë dhe ne do i përgjigjemi, kjo betejë kërkon udhëheqje nga ana juaj të demokratëve dhe mbështetësve tanë në një mosbindje civile për të shpëtuar këtë vend. Para syve tanë, para kamerave, publikut shqiptar dhe botës, ndodhin akte të cilat edhe në diktaturë nuk ishin kaq publike, qëllimi i tyre është të frikësojnë qytetarët. Ne duhet të dalim vet në krye, të paguajmë çdo çmim, jemi të gatshëm për çdo çmim, Ti japim përgjigjen e merituar këtij regjimi”, tha ish-kryeministri shqiptar.

“Të ngrihemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, prova ishte e shkëlqyer. Fati i Shqipërisë varet nga vazhdimi i saj. Opozita duhet të bëjë atë që se ka bërë gjer sot, të udhëheqë me guxim e vendosmëri qytetarët në këtë përballje me pushtetarët dhe bandat”, shtoi Berisha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit