spot_img
Friday, November 22, 2024
spot_img

Serbia me listë të re për punonjësit serbë të Kosovës, flasin nga BE-ja

Bashkimi Evropian ka thënë se nuk kanë ndonjë informacion në lidhje me raportimin se Serbia ka përpiluar një listë emrash të punonjësve serb në institucionet e Kosovës, gjegjësisht në komunat, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.

“Nuk kemi marrë ndonjë informatë/njoftim zyrtar për këtë rast të pretenduar të presionit të mundshëm ndaj punëtorëve komunalë në Zubin Potok. Në përgjithësi, ne presim që Kosova dhe Serbia të nxisin një mjedis të favorshëm për pajtim, stabilitet rajonal dhe bashkëpunim për të mirën e qytetarëve të tyre”, thuhet në përgjigjen e BE-së për televizionin.

Media ka mësuar ekskluzivisht se para disa javësh, disa punonjës në Administratën e komunës së Zubin Potokut, janë ndaluar nga autoritetet serbe për tu marrë në pyetje.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri i cila tha se 5 punonjës të tij janë ndaluar nga autoritetet serbe për tu marrë në pyetje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit