Selver Xhelili, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, është zotuar për lobim të fuqishëm pranë Administratës Trump, për shkak të njohjes së afërt që ka me të birin e presidentit, Erik Trump.
Xhelili ka thënë se vota për të përkthehet në votë për më shumë miqësi të Kosovës me botën dhe SHBA’në.
“Brezi im e ka përjetuar shumë rëndë luftën. E dimë se SHBA-ja është aleati i UÇK-së për çlirim, liri, pavarësi. Prandaj, lidhjet me SHBA-në janë jetike. E dimë që papjekuria e klasës së fundit politike, ka acaruar raportin me amerikanët. Kosovës i duhet një elitë politike, që forcon partneritetin me SHBA-në. Si kandidat për deputet, do të loboj fuqishëm tek administrata e Donald Trump-it, te biri i tij Eriki, te familja Trump, me të cilën kam njohje të afërme. Vota për mua, është vota për ma shumë miqësi të Kosovës me botën dhe amerikanët”, deklaroi 83’shi i PDK’së.