spot_img
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Selmanaj-qytetarëve: Kontaktoni deputetët e VV-së për taksën 17.7 euro të rrymës, kërkoni përgjegjësi

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’ për atë që ai e quan “taksa zhvatëse e Albin Kurtit” e që lidhet me një tarifë të energjisë elektrike që Selmanaj thotë se do t’iu vendoset barrë konsumatorëve të cilëve do t’iu ndërpritet rryma në pamundësi të pagesës.

Selmanaj thotë se kjo taksë prej 17 euro e 70 centë është falë vendimit të ZRRE-së, drejtuesit e të cilës i ka zgjedhur Kurti.

Deputeti i LDK-së ka kërkuar që të kontaktohen deputetët e VV-së nga qytetet përkatëse për t’iu kërkuar llogari se pse ata s’po e kundërshtojnë një taksë të tillë.

Postimi i plotë:

17.7 Euro – Taksa Zhvatëse e Albin Kurtit

Edhe pse premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike gjatë qeverisjes së tij, çmimi i energjisë është rritur dy herë, duke u bërë gati 100% më i shtrenjtë se në fillim të mandatit të qeverisë Kurti.

Nga nesër, nëse nuk keni mundësi të paguani rrymën dhe ajo ju ndërpritet, do të ngarkoheni edhe me një taksë zhvatëse prej 17.7 euro. Krejt kjo falë vendimit të ZRRE-së, të zgjedhur nga Albin Kurti.

Ju lutem kontaktoni deputetët e VV që vijnë nga qyteti juaj dhe kërkoni llogari. Pse asnjëri prej tyre nuk guxon të kundërshtojë këtë zhvatje?

P.S: Në Norvegji nuk ka kësi takse zhvatëse.

Ta gëzoni qeverinë e majtë që “mendon vetëm për popull”!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit