Thursday, July 17, 2025
spot_img

Selimi paguhej deri në 700 euro, “shpërthen” Shkupi: Ka më shumë, nuk ka hoxhë të mirë që të…

Gjykata Themelore në Prishtinë të mërkurën më 7 maj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Hysri Selimit, i dyshuar për spiunazh.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Hysri Selimi dyshohet se nga data e pacaktuar e deri në arrestimin e tij më 6 maj 2025, si i rekrutuar nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (që njihet si BIA), ka ndihmuar punën e këtij shërbimi në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informatave që kanë të bëjnë me personat e radikalizuar dhe numrin e pjesëmarrjes së tyre në luftën në Siri, si dhe për zyrtarë të lartë të partive politike, dhe informacione rreth institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Si shpërblim për këtë shërbim, Prokuroria thotë se zyrtarët e BIA-s në takimet në Serbi, e kanë paguar Selimin deri në 700 euro, si dhe i kanë dhënë telefona të mençur për të komunikuar me zyrtarët e BIA-s.

Teologu Tim Shkupi, ka reaguar pas kësaj duke thënë se ka shumë më shumë dhe të gjithë do të mbesin pa punë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Shkupi ka shkruar se ata përveç që do të mbesin pa punë, edhe do të dëbohen nga Kosova.

“Nuk ka hoxhë të mirë, që të ketë xhemat të mirë”, ka shkruar Shkupi.

Shkrimi i plotë:

Ka shumë më shumë: të gjithë do të mbesin pa punë. Jo vetëm pa punë, por edhe do të dëbohen nga Kosova! Nuk ka hoxhë të mirë që të ketë xhemat të mirë!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit