spot_img
Friday, March 21, 2025
spot_img

“Sekretet e frikshme të Parashqevi Simakut”, Elton Ilirjani: Anëtarë të Sigurimit të Shtetit kishin fiksim sek*sual ndaj saj

Elton Ilirjani, i cili është personi më pranë Parashqevi Simakut këtë kohë, ishte i ftuar në ‘Opinion’ për të treguar disa nga sekretet e errëta të divës shqiptare, e cila u gjet në gjendje të mjerueshme në SHBA.

Ai tregoi se ka pasur shumë persona që kanë tentuar ta godasin atë për t’i shkatërruar karrierën.

Po ashtu, ai tha se ka pasur edhe ka pjesëtarë të Sigurimit të Shtetit që e kanë ndjekur për shkak të fiksimit seksual ndaj saj.

Elton Ilirjani: Kur lançoi albumin “Equos From Illyria” me një label të rëndësishëm amerikan filloi goditja sërish nga këta persona që po e përndiqnin që nga Shqipëria për t’i shkatërruar karrierën. Arsyet janë të shumta. E para njëherë është xhelozia. E dyta sapo kishte filluar në Shqipëri tutorizmi i vajzave të bukura ku ajo nuk zgjodhi që të ishte pjesë. Ku filluan dëshirat për t’i treguar vajzat e bukura për t’i sjellë në një treg të etur seksualisht, ku ajo nuk pranoi. Tjetra ishte dhe fiksimi që mund të kenë pasur njerëz me pushtet të asaj kohe, sidomos të Sigurimit ku ajo nuk i njihte fare.

Blendi Fevziu: Kishin fiksim seksual?

Elton Ilirjani: Po

Blendi Fevziu: Ndaj saj?

Elton Ilirjani: Ndaj saj.

Elton Ilirjani: Dhe e kanë përndjekur?

Elton Ilirjani: Dhe e kanë përndjekur. Patjetër kanë pasur disa persona që pas viteve ’90 u rikthyen sërish në pozicionet që kishin dhe ishin përsëri pjesë e Sigurimit të Shtetit të cilët e përndiqnin dhe udhëtonin në SHBA. Ajo nuk i njihte fare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit