Bardh Ahmeti nga PSD-ja thotë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, qysh kur e ka marrë mandatin, ka shërbyer vetëm si vegël e Kurtit.
Ahmeti komentoi raportet aktuale mes Kurtit e Osmanit, theksoi se presidentja nuk po i duhet më kryeministrit dhe tash po e hedhë.
“Vjosa Osmani si figurë politike është nënprodukt i populizmit të Vetëvendosjes. Në mandatin e saj si presidente, ajo ka shërbyer vetëm si vegël e Kurtit, ndërkohë veglat vlejnë vetëm aq sa funksionojnë; tash që Kurtit nuk i duhet, po e hedh”, tha Ahmeti.
Madje, sipas Ahmetit, Vjosa Osmani është shembulli më i mirë se si përfundon kur ëhesh vegël e një lideri, që sipas tij, është autoritar.
“Vjosa, më shumë se efekt elektoral, duhet të na shërbejë edhe si një shembull tjetër se si përfundon kur bëhesh vegël e liderit autoritar. Secili që dëshiron të bashkëpunojë me Kurtin, fundin do ta ketë të njëjtë, sepse ai nuk ka pasur asnjëherë bashkëpunim të sinqertë prej se është angazhuar në politikë”, tha Ahmeti.