spot_img
Tuesday, February 25, 2025
spot_img

Seanca ndaj Sami Lushtakut/ Dëshmitari thotë se iu mbyten dy fëmijë dhe ia kanë dëmtuar mëlqinë

Sot po mbahet seanca ndaj Sami Lushtakut i cili po akuzohet për ikje nga QKUK-ja në kohën sa ishte i burgosur.

Dëshmitari Nazmi Maloku ka vazhduar sot dëshminë,

Ai po akuzon mjekët se ia kanë mbytur dy fëmijë, ndërkaq ai i ka paraqitur në UNMIK, dhe EULEX-i e kanë thirrur për dëshmi.

Pjesë nga dëshmia:

Florie: Kjo vlenë që nga rasti Drenica 1, a na tregon ma shumë se pse?

Maloku: Po, sepse unë i kam akuzuar mjekët se mi kanë mbytur 2 fëmijë, ia kanë dëmtuar mëlçinë. Unë i kam paraqitur në UNMIK, por më pas EULEX-i, më kanë thirrur për me dëshmuar, dhe unë për veti kam dëshmuar për askënd tjetër. Më kanë thirrur më pas për me e nënshkruar dhe kur jam shkuar, e kam parë se ajo ska qenë deklaratë e imja, por me u frigu.
Në deklaratë kanë shkruar se kinse më kanë rreh UÇK, kam qenë ushtar i UÇK-së, dhe shkruante se kinse Gani Geci e ka pre një serb nërsy meje. Ju kom thanë pse prej 200 vetave unë e paskam pa me sy.

Prokurorja: A e ke nënshkruar atë deklaratë?

Maloku: Anglisht po, shqip jo. Janë arrestuar Sahit Jashari dhe Sabit Geci. Jam shpallur dëshmitar armiqësor edhe nga Gjykata Speciale.

Maloku: Kur më ka thirrur EULEX-i, i kam thanë shqip e nënshkruar para mediave. Më kanë thanë shko në shpi kurrë ma ste thirrim veç me gazetarë mos u merr.

Prokurorja: A u more ti?

Maloku: Jo, çka me u marrë, skanë pranuar.

Prokurorja: A dëshmuat për atë rast?

Maloku: Po, se di a Drenica 1 a Drenica 2, por kam dëshmuar.

Prokurorja: A të ka thirrur dikush?

Maloku: Po, por jam shkuar e kam takuar Rexhep Gjotën, dhe kam shkuar me e taku Sami Lushtakun, por sigurimi skanë pranuar, kam dashur t’i tregoje se çka më kanë bërë EULEX-i.

Prokurorja: A shkove te Rexhepi, dhe si e njeh?

Maloku: E kam bashkëfshatar, kam shkuar.

Prokurorja: A të ka thirrur Rexhepi?

Maloku: Po, më tha dil rrina, dhe kam shkuar me gruan.

Prokurorja: A biseduat për rastin?

Maloku: Jo, veç i tregova se çka më kanë ofruar EULEX-i.

Prokurorja: A e njifshe Fatmir Mjakun?

Maloku: Jo.

Prokurorja: Por kur e dishe që është ai?

Maloku: Po jemi shkuar në zyre, e Rexhepi më ka thënë për çkado me të ndihmuar kontakto ose me mua ose me Fatmirin.

Prokurorja: Pse, çka me të ndihmuar?

Maloku: Se di, se s’mundet askush me më ndihmu, as Samia, as Fatmiri e as Rexhepi.

Prokurorja: A të kanë ofruar pare a diçka?

Maloku: Po, më ka thanë 350 mijë euro për me të ndihmu mi kanë dhanë shoktë.

Prokurorja: A i vete se për çka këto pare?

Maloku: Këta janë mësuar me ju dhanë pare por mua jo, kurrë si kam parë ato pare dhe i kam vetur se pse këto pare?

Prokurorja: A i pe këto pare?

Maloku: Jo, asnjëherë dhe më pas jam takuar me Rexhepin e Fatmirin, më kanë vetur se si është gruaja? Ju kam thënë e ka një diagnozë që kushton 10 mijë euro.

Prokurorja: Ku e dishe se kushton ajo diagnozë aq?

Maloku: Jam interesuar, në Shqipëri mi kanë lypur 15 mijë euro, në Maqedoni 10 mijë ndërsa në Beograd 400 euro. 12 guma i ka.

Prokurorja: Kush i ka paguar këto shuma?

Maloku: Vëllai i gruas, ai për motrën i ka hargjuar 250 mijë euro, ma ka ble një banesë.

Prokurorja: A ke pranuar një banesë nga Rexhep Xhota?

Maloku: Po, në Fushë Kosovë, në rrugën Dardania.

Prokurorja: A të tregojë se pse?

Maloku: se më tha shkaku që e ke gjendjen e rëndë, është te tregtia.

Prokurorja: A kërkove me tu bartë kjo?

Maloku: Po

Prokurorja: Pse?

Maloku: Rexhepi më ka thënë veç shko hin në të. I thash qysh pa fokumenta, qysh kur se dinë e kujna është. As 1 minut skam hy, veç sa e kam pa.

Prokurorja: A të ka thirrur dikush për këtë banesë?

Maloku: Po, Rexhepi, i thash më duhen 15 mijë euro me e mobiluar, tha jo s’mundet një banesë gasonjerkë me kushtu aq shumë për me mobiluar.

Prokurorja: Pse i lype ato?

Maloku: E kam thirrur pronarin e banesës, i kam thanë kur ma qetë banesën mi veti.

Prokurorja: A ke shkuar më te banesa?

Maloku: Jam shkuar, te dera më ka ra dikush. Edhe më kishin shti më kishin gju në kadë. Kur më ka dalë kllapa, më ka ardhur me vjellë jam çu edhe kam shkuar në shpi.

Prokurorja: E si shkove?

Maloku: Ashtu jam shku, kur ka ardhur gruaja më ka pa tesha me pluhur, edhe kur mu ka ofruar më ka thanë po të vjen era helm. Natën ka nisur me mu keqësuar gjendja, i kam thanë grusë thirre emergjencën se smuj. Kur kanë ardhë e kanë vërejtur se jam helmu. Më pas ka ardhur një mjek ka thanë hjekna infuzionin se nuk është. Më pas policia na ka çuar në vendin e ngjarjes, dhe aty e kam parë se si polici ja ka lëshuar ujin kadës ku kam qenë me la të vjellurën.

Prokurorja: A ju ka thirrë më dikush, thatë që të ka vet për operim?

Maloku: Po, më ka thanë 10 mijë euro që kushton operimi unë ta paguaj. I kam thanë, jo unë paret nuk i marrë por jepja dikujt.

Prokurorja: A ta ka paguar këtë?

Maloku: Po, ja ka dhanë nifar Kena, ma shumë s’di për to.

Prokurorja: Kur shkuat atje?

Maloku: Kur shkuam më takuan me një mjek serb. Ma prezantoi Fatmiri.

Prokurorja: A i pyet pse se pse tërë këto të holla po t’i jep?

Maloku: Po, shkaku i gruas që është e sëmurë.

Prokurorja: Thatë që miku i ka punët mirë?

Maloku: Por, kur mi ka ofruar kam menduar pak me ja letuar mikut.

Prokurorja: Thatë se nuk ka qenë qëllimi për me të ndihmu?

Maloku: Po, kanë pasur qëllim me më vra në Beograd, Fatmiri, na ka lanë në kufi dhe është kthyer dhe ka marrë disa njerëz. E kam thirrur një mik që e kam pasur atje e më ka ndihmuar herën e parë, i kam thanë e kam gjendjen jo të mirë të sigurisë. Jemi takuar dhe Mirko Nikoliqit, i ka thanë veç një kime e flokut i mungon tash po të njohë, e di tani se çka të bëjë. Ai i ka thanë mos ta nin se kurgjo s’ka me i mungu.

Prokurorja: A kishe të holla si u ktheve?

Maloku: Fatmiri me Kenin na kanë kthyer.

Prokurorja: Kur erdh Fatmiri a i tregove për këtë situatë?

Maloku: Jo, ma dojsha me u kthy në Kosovë.

Prokurorja: A shkove më?

Maloku: Po, kemi pasur me shku bashkë, unë me grunë dhe ai. Taman jemi ulur në autobus, ai ka thanë po më thirrin e smuj me ardhë. Jam dalë jashtë, i kam thanë qiti paret, mi ka dhanë 10 mijë euro.

Prokurorja: A u nise?

Maloku: Po, na ka pritur Mirko Nikoliqi, më ka thanë, a mi ka çu do pare Fatmiri? I kam thanë jo, veç paret e gruas për sherim i kam. Tani na ka dërguar në Çukaricë, me ja ba një librezë.

Prokurorja: Kush i paguajti pastaj?

Maloku: me qato pare, dhe hotelin Mirkos ja kom pagu edhe kur sjemi kanë na në Beograd. Prokurore, Rexhep Xhota, më ka njoftuar edhe me vllaznin e Sylejman Selmit. Rexhep Xhota, më ka thanë je kap me shtet.

Prokurorja: Kush është shteti?

Maloku: Ka thanë Sami Lushtaku dhe Sahit Jashari.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit