Thursday, October 17, 2024
spot_img

SBASHK reagon pas vendimit të MASHTI-it për subvencionimin e librave

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit që t’ua transferojë edhe sivjet paratë prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor.

Nga SBASHK e kanë quajtur këtë vendim të gabuar, derisa kanë thënë se Këshilli i Prindërve duhet ta thotë fjalën e vetë lidhur me “këtë veprim të gabuar e të përsëritur të MASHTI-it”.

Ata thonë se nuk janë marrë parasysh kritikat e këshillat e tyre.

“U pa se MASHTI nuk ka dëgjuar kritikat e arsyeshme e as këshillat tona, të Këshillit të prindërve e as të palëve tjera dhe do ta përsërisë gabimin. Konsiderojmë se Këshilli i prindërve duhet ta thotë fjalën e vet lidhur me këtë veprim të gabuar e të përsëritur të MASHTI-t sepse ata janë zëri i prindërve të Kosovës, ndërsa ne do të vazhdojmë të jemi zë i anëtarësisë sonë në kërkim të dialogut dhe realizimit të kërkesave.

Zonja Nagavci duhet të merret me këto kërkesa, që në mënyrë të shkruar prapë ia kemi ripërsëritur dhe ia kemi dorëzuar zëvendësministrit Kelmendi në takimin me ftesën e tij. Për këshillat e saj se çfarë duhet të bëjë SBASHK nuk kemi nevojë se ne veprojmë bazuar në zërin dhe kërkesat e anëtarësisë. Të gjithë duhet ta arsyetojmë e respektojmë besimin e atyre që përfaqësojmë”, thuhet në reagim.

Ky është viti i dytë radhazi që Ministria e Arsimit do t’u ndajë mjete në llogaritë e tyre bankare prindërve që ata t’i blejnë vetë librat shkollore për fëmijët e tyre në shkollë fillore.

“Edhe sivjet, tekstet dhe mjetet mësimore do të ofrohen si në praktikën e vitit të kaluar duke subvencionuar prindërit”, tha ministrja Arbërie Nagavci në një konferencë për media.

Ajo tha se prindërit mund të fillojnë të aplikojnë online qysh nga e mërkura e 14 gushtit në platformën E-Kosova për rimbursim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit