Kryetarja e degës së LDK-së në Bayern, Saranda Musliu ka takuar sot shefin e Delegacionit të Parlamentit Evropian Dr. Davor Ivo Stier.
Musliu gjatë takimit ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të tij dhe të Parlamentit Evropian për Kosovën.
Ajo theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të siguruar rezultate pozitive në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, që është thelbësor për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të rajonit tonë.
Postimi i plotë:
Sot ishte një ditë e veçantë në Parlamentin Evropian, Strasburg, ku pata nderin të zhvilloj një bashkëbisedim të frytshëm me Dr. Davor Ivo Stier, Shefin e Delegacionit të Parlamentit Evropian për Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën.
Gjatë takimit, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të tij dhe të Parlamentit Evropian për Kosovën. Diskutuam për kontributin që kanë dhënë në njohjen e pavarësisë së Kosovës, mbështetjen për liberalizimin e vizave dhe fuqizimin e integritetit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Theksova gjithashtu rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të siguruar rezultate pozitive në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, që është thelbësor për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të rajonit tonë.
Poashtu, Dr. Stier nënvizoi rolin e rëndësishëm të Kosovës në Evropë dhe mbështetjen për rrugën tonë të integrimit. U thekesua që Kosova i përket familjes evropiane, por njëkohësisht nënvizuam domosdoshmërinë e një pune të përbashkët dhe të vazhdueshme për arritjen e plotë të këtij qëllimi.
Jam mirënjohës për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të miqve tanë evropianë, që ndihmojnë Kosovën të forcojë pozicionin e saj ndërkombëtar në përmbushëjen e aspiratave evropiane.
🇪🇺🇽🇰