Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, priti sot në një takim të veçantë veprimtarin e njohur të Kosovës, ish-deputetin dhe ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Z. Gani Geci.
Takimi, i cili u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, përfshiu diskutime të thella mbi gjendjen aktuale politike në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe zhvillimet e fundit në të dyja vendet.
Në fjalën e tij, Berisha falënderoi Z. Geci për vizitën dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Postimi i plotë:
Takim me veprimtarin e njohur të Kosovës, Z. Gani Geci.
Të dashur miq, sot prita në një takim të veçantë ish-deputetin, ish-luftëtarin e njohur të UÇK-së, drejtuesin e LDK-së për Skënderaj, Z. Gani Geci.
E falenderova Z. Geci për vizitën dhe në këtë takim diskutuam gjerësisht për gjendjen në Shqipëri dhe Kosovë, veçanërisht për zhvillimet më të fundit si dhe bashkëpunimin midis dy vendeve tona. Takimi ishte i hapur dhe miqësorë. sb