Thursday, October 17, 2024
spot_img

Sali Berisha pret në shtëpi miqtë nga Kosova

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të martë ka pritur në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, ish-ambasadorin e Shqipërisë në Londër, Mal Berisha, së bashku me disa personalitete të shquara të jetës akademike nga Kosova.

Në një postim të shpërndarë në rrjetin social Facebook, Mal Berisha thotë se “burrat e mëdhenj të Kosovës nuk e harrojnë kurrë Prof. Dr. Sali Berishën, njeriun që mbi gjithçka vuri çështjen e Kombit Shqiptar dhe çlirimin, ndërtimin e shtetit, njohjen e pavarësisë dhe demokratizimin e Republikës së Kosovës”.

Postimi i plotë:

Burrat e mëdhenj të Kosovës nuk e harrojnë kurrë Prof. Dr. Sali Berishen, njeriun që mbi gjithçka vuri çështjen e Kombit Shqiptar dhe çlirimin, ndërtimin e shtetit, njohjen e pavarësisë dhe demokratizimin e Republikës së Kosovës.

Sot, ata i bënë një homazh posterit:

“FREE BERISHA – Free the Opposition” si dhe vetë njeriut më të dashur të Kosovës, Prof. Dr. Sali Berisha.

Ata ishin:

• Z. Agim Rexhaj, President Nderi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, “VATRA”.

• Z. Adnan Merovci, bashkëpunëtori më i afërt i Themeluesit të Shtetit të Kosovës dhe sot, biografi i Dr. Ibrahim Rugovës;

• Z. Fadil Geci, bashkëpunëtor i Dr. Ibrahim Rugovës, Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-Deputet i Parlamentit të Kosovës;

• Z. Gani Geci, bashkëpunëtor i Dr. Ibrahim Rugovës, Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-Deputet i Parlamentit të Kosovës;

• Z. Hysen Ibrahimi, ish Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë të Suedisë.

Sa krenar na bëjnë burra të tillë të Kosovës sonë të dashur!

&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&

The great men of Kosova will never forget Prof. Dr. Sali Berisha, the man who placed above all else the issue of the Albanian Nation and the liberation, state-building, recognition of independence, and democratization of the Republic of Kosovo.

Today, they paid homage to the poster: “FREE BERISHA – Free the Opposition” as well as to the most beloved man of Kosovo, Prof. Dr. Sali Berisha.

They were:

• Mr. Agim Rexhaj, Honorary President of the Pan-Albanian Federation of America, “VATRA”.;

• Mr. Adnan Merovci, the closest adviser of the Founder of the State of Kosovo and today, the biographer of Dr. Ibrahim Rugova;

• Mr. Fadil Geci, collaborator of Dr. Ibrahim Rugova, Fighter of the Kosovo Liberation Army, former Member of the Parliament of Kosova;

• Mr. Gani Geci, collaborator of Dr. Ibrahim Rugova, Fighter of the Kosovo Liberation Army, former Member of the Parliament of Kosova;

• Mr. Hysen Ibrahimi, former Chairman of the Association of Albanian Writers and Artists of Sweden.

How proud such men make us of our beloved Kosova!

Fadil Geci

Gani Geci

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit