spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Saga e sigurimeve shëndetësore, Kurti: Do të ketë kosto shtesë te qytetari, s’duhet t’i shohim si shkop magjik

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u deklarua sot për sigurimin shëndetësor publik, proces ky që ka nisur një dekadë e gjysmë më parë.

“Sigurimet shëndetësore janë shumë të rëndësishme dhe ato janë zotim i yni. Ligjin për sigurime shëndetësore jemi duke e përgatitur dhe nëse jo në mbledhjen nesër, në mbledhjen tjetër do të jetë për miratim.

Duhet ta kemi një gjë parasysh se kur të bëhen sigurimet shëndetësore do të ketë një kosto shtesë te qytetari, sepse sigurimet shëndetësore nënkuptojnë që të paguajmë paraprakisht për atë që eventualisht mund të na ndodhë.  

Ndërkohë që nuk duhet harruar që për shumicën e shërbimeve në Kosovë dhe për kujdesin shëndetësor paguhet pak ose fare pak.

Sigurimet shëndetësore nuk duhet parë si shkop magjik që do t’i parandalojë sëmundjet ose do të na eliminojë ato që i kemi.“ – tha Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit