spot_img
Wednesday, February 19, 2025
spot_img

Sa trupa amerikanë janë në gjithë Europën – Gjermania e para në listë, Kosova ka 602 ushtarë

Çështja e pranisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Europë u bë tema qendrore në Konferencën e Sigurisë së Mynihut këtë javë, në të cilën po merr pjesë nënpresidenti i SHBA-së, JD Vance.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth të premten paralajmëroi aleatët e NATO-s në Europë se prania ushtarake amerikane në kontinent do të “zgjasë përgjithmonë” gjatë vizitës së tij në Varshavë.

Por, në Bruksel ai tha të enjten se nuk ishte marrë asnjë vendim për nivelin e trupave.

Rreth 100,000 trupa amerikane janë të vendosura në Europë. Më shumë se 65,000 janë të vendosur si të përhershëm në kontinent, ndërsa pjesa tjetër janë staf me rotacion dhe kryesisht përforcime.

Numri i tyre u rrit me gati 20,000 ushtarë pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, sipas Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së gjatë Administratës Biden.

Në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, janë 602 ushtarë amerikanë.

Rreth 10,000 ushtarë amerikanë janë aktualisht në rotacion në Poloni, thotë Departamenti.

Çdo tërheqje e trupave të SHBA-së ka të ngjarë të përfshijë këto trupa shtesë të dërguara pas vitit 2022, tha një diplomat i NATO-s, siç raporton AFP, transmeton Gazeta Express.

Ka rreth 65,600 forca amerikane të dislokuara në Europë, pa përfshirë gardën kombëtare dhe stafin civil që punon për Departamentin e Mbrojtjes të SHBA, sipas shifrave zyrtare nga prilli i vitit 2024.

Ato janë të vendosura në disa vende europiane. Këto janë kryesoret:

Gjermani: 34,894

Itali: 12,319

Mbretëri e Bashkuar: 10,180

Spanjë: 3253

Turqi: 1683

Kosovë: 602  – si pjesë e forcës së NATO-s, KFOR

Sipas Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, ka 37 baza amerikane në Europë, duke përfshirë fuqitë aleate të NATO-s në Europë, të njohura si SHAPE, me seli në Mons, Belgjikë. Këto janë vendet me më shumë baza amerikane:

Gjermani: 13

Itali: 7

Belgjikë: 3

Turqi: 2

Holandë: 2

Spanjë: 2

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit