spot_img
Thursday, March 13, 2025
spot_img

Rutte me mesazh të qartë: Policia e Kosovës ta njoftojë KFOR-in me kohë para se të dislokohet afër kufirit me Serbinë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës së tij në Kosovë, mes tjerash ka thënë se KFOR-i duhet së paku të njoftohet edhe në rastet kur Policia e Kosovës dislokohet afër kufirit me Serbinë.

Rutte ka potencuar se nëse Policia e Kosovës janë të dislokuar afër kufirit me Serbinë, është e rëndësishme që së paku të informojnë me kohë KFOR-in para se të ndodhë kjo.

“Kur bëhet fjalë, natyrisht, për FSK-në, përderisa nuk ka një marrëveshje të re, duhet t’i përmbahemi asaj aktuale, dhe e tashmja thotë qartë se që FSK-ja të dislokohet diku, duhet të ketë, veçanërisht në veri, pajtim paraprak me KFOR-in, komandantin e KFOR-it.

Dhe kur është fjala për Policinë e Kosovës, nëse ata janë të dislokuar afër vijës kufitare administrative, është e rëndësishme që së paku të informojnë me kohë para se të ndodhë kjo, pra dislokimin e PK-së, Policisë së Kosovës, që ta informojnë KFOR-in”, ka deklaruar Rutte.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit