spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

‘’Rusofili në aksion’’ – Zotëria i parë pendohet, e fshin postimin kundër Pacollit

Ish presidenti i Kosovës dhe njëherit presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me incidentin e presidentes, Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit i cili mes tjerash ka thënë se nuk ekziston imunitet që mund të arsyetojë shmangien e kontrollit.

Lidhur me këtë deklarim të Pacollit ka reaguar një këshilltarë i presidentes Osmani i cili ka thënë se Pacolli është një “Biznesmen i ndikuar nga mjedisi rusofil”.

Pak kohë më vonë, zotëria i parë, Prindon Sadriu ka shpërndarë postimin e këshilltarit të presidentes Rinor Nuhiu, ku si mbishkrim ka shkruar ”Rusofili në aksion’’.

Image

Postimi

Mirëpo, pak kohë pas postimit, burri i presidentes është përkujdesur ta fshijë postimin.

Këshilltari i presidentes Osmani, Rinor Nuhiu në postimin e tij, Pacollin e ka cilësuar si “njeri që nuk ka ndjeshmëri për interesat shtetërore të Kosovës, dhe që arsyeton sulmin brutal ndaj Kosovës”.

”Ja kush ka qenë Ministër i Jashtëm, zv. Kryeministër dhe President (për fat të mirë vetëm për 30 ditë) i Kosovës. Ky njeri jo vetëm që nuk ka ndjeshmëri për interesat shtetërore të Kosovës, por edhe arsyeton sulmin brutal ndaj vendit tonë”.

Më tej ai ka thënë se ”Interpretimet e tij për privilegjet dhe imunitetet janë tipike të një biznesmeni të ndikuar nga mjedisi rusofil. Prandaj, edhe injoron Konventat ndërkombëtare që rregullojnë udhëtimin e krerëve të shtetit e të cilat janë respektuar në çdo shtet tjetër ku ka udhëtuar Presidentja Osmani deri më tani”, ka shkruar Nuhiu në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit