Rusia ka akuzuar Gjermaninë për një qëndrim të rrezikshëm që, sipas saj, mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të luftës në Ukrainë.
Reagimi i Moskës erdhi pasi Friedrich Merz, i cili pritet të marrë detyrën si kancelar gjerman muajin e ardhshëm, la të hapur mundësinë që Berlini t’i sigurojë Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus.
Gjatë një interviste për transmetuesin publik gjerman ARD, Merz u pyet nëse Gjermania do të furnizonte me armë Kievin.
Derisa, ai u përgjigj se “Kjo duhet të arrihet bashkërisht. Dhe nëse është dakorduar, atëherë Gjermania duhet të marrë pjesë”, tha Merz, duke lënë të kuptohet se kjo lëvizje do të varet nga koordinimi me aleatët evropianë.
Në përgjigje, Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, deklaroi se qëndrimi i Merz pasqyron një “pozicion më të ashpër”, i cili “në mënyrë të pashmangshme do të çonte vetëm në një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në Ukrainë”.
Peskov gjithashtu shtoi: “Për fat të keq, është e vërtetë se kryeqytetet evropiane nuk janë të prirura të kërkojnë mënyra për të arritur bisedimet e paqes, por janë më tepër të prirura për të nxitur më tej vazhdimin e luftës”.