Sunday, October 13, 2024
spot_img

“Rusët do ta vrasin Vuçiqin”, politikani serb zbulon vijat e kuqe

Ish-deputeti serb, Nenad Çanak ishte në një liodhje të drejtpërdrejt këtë të premte në një emision televiziv për të diskutuar rreth marrëdhënieve të Serbisë, në raport me qëndrimet e kësaj republike me fuqitë e mëdha.

Duket sikur kohët e fundit raportet midis presidentiti Vuçiq, Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë  dhe Francës janë përmirësuar, duke mrrë shkas edhe nga vizita e kancelarit gjerman, Olaf Sçolz, presidentit francez, Emanuel Macron dhe ndihmës-sekretarit amerikan për Energjitikën në Serbi, ku u nënshkruan marrëveshje të rëndësishme mes palëve.

Për këtë, sipas Çanak pavarësisht këtyre raporteve të mira që Serbia ka krijuar me Fuqitë e Mëdha, duket sikur po luan një lojë të dyfishtë, kjo sepse në anën tjetër Vuçiç kërkon që të ruaj marrëdhënie të mira edhe me aleatin e saj, Rusinë.

“Është e vërtëtë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i di se cilat janë fgjërat e rëndësishme. Së pari se rusët nuk të falin dhe se do t’a vrasin nëse ai shkon drejt perëndimit. Në anën tjetër ai e di që Serbia ka mbi 70% të shkëmbimeve tregtare me vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara, ndaj ai e di shumë mirë se atij i duhet të lëvizë nga lindja drejt perëndimit, por i druhet edhe qëndrimit të Rusisë në Kombet e Bashkuara. Pra ky është koncepti i dy karrigeve dhe Vuçiç po e luan këtë lojë të dyfishtë prej më shumë se një decade,” –tha Çanak.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit