spot_img
Saturday, February 22, 2025
spot_img

Rumunët humbin betejën në CAS për ndeshjen ndaj Kosovës, ky është vendimi

Rumania ka pësuar një goditje shembullore nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) të enjten (13 shkurt) në Lausanne.

“Lajme të këqija për Rumaninë! CAS refuzoi apelin e FRF për incidentet në ndeshjen me Kosovën”, shkruan media rumune “Sport”..

CAS ka hedhur poshtë ankesën e Federatës Rumune të Futbollit (RFF) kundër dënimeve të UEFA-s për ndeshjen ndaj Kosovës.

“FRF apeloi në Gjykatën e Arbitrazhit në Lausannë dhe vendimi erdhi të enjten: CAS hodhi poshtë ankesën e FRF-së”, shkruan mël tej..

“Paneli vendosi se shkeljet e kryera nga tifozët rumunë ishin serioze dhe se sanksionet ishin në përputhje me Rregulloret Disiplinore të UEFA-s dhe jo disproporcionale. Rrjedhimisht, vendimi i kontestuar u la në fuqi nga paneli i CAS-it”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Federata rumune u ankua në CAS, duke vlerësuar se dënimet e UEFA-s ndaj saj ishin shumë të larta. UEFA e regjistroi ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të Rumanisë, por Federatën rumune e gjobiti me 128 mijë euro dhe me zhvillimin e një ndeshjeje pa shikues.

Ndeshja Rumani – Kosovë ishte zhvilluar më 15 nëntor në Bukuresht.

Duhet theksuar se ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 90+3, kur rezultati ishte 0:0.

Në fushë u përplasën futbollitët ndërsa në tribuna u dëgjuan thirrje “Serbia, Serbia” dhe lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit