spot_img
Wednesday, October 30, 2024
spot_img

Rukiqi: Qytetarët do t’i japin ndëshkimin e duhur kësaj qeverie

Berat Rukiqi i LDK-së, duke folur për vendimin e Qeverisë Kurti për rritjen e pagave, deklaroi se kjo është bërë për fushatë.

“Zgjedhjet janë shpallur, është para-fushatë, dhe vendimi i tanishëm është  marrë krejt në fund të mandatit kur këta njerëz janë lodhur e dërmuar. Kurti vazhdimisht është arsyetuar që s’ka mjete, ndërkaq në fund paska mjete, por mjete paska kur atij i duhet për të blerë vota”, deklaroi Rukiqi.

Ai shtoi se këto mjete kryeministri Kurti  nuk po i investon në mirëqenie të qytetarëve, por siç tha, në tentativë të fundit për të shpëtuar çka mund të shpëtohet.

“Fatmirësisht qytetarët e këtij vendi janë mjaftueshëm të vetëdijesuar, mjaftueshëm në kohë po i hetojnë këto manipulime apo tendenca për manipulim të sentimentit të tyre, edhe për zgjedhje, dhe do t’i japin ndëshkimin e duhur kësaj qeverie që ka bërë shumë pak dhe e ka bërë shumë vonë”, theksoi Rukiqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit