spot_img
Monday, October 28, 2024
spot_img

Rukiqi kritikon Qeverinë: Xhepat e qytetarëve të gërryer nga rritja e çmimeve, keni humbur 500 milionë nga sanskionet

Berat Rukiqi ka reaguar rreth pretendimeve të Qeverisë Kurti për vazhdimësinë e rritjes ekonomike në vend.

Zyrtari i LDK-së, ka thënë se ndonëse ka rënie nga 5.62 nga tremujori I parë në 4.27 në tremujorin e dytë, qeveria flet për rritje të qëndrueshme ekonomike.

Ai tutje ka përmendur edhe shkallën e lartë të inflacionit, deficitin tregtar dhe ka shkruar se Kosova ka humbur 500 milionë euro nga masat e Bashkimit Evropian.

Rukiqi ka publikuar edhe një fotografi nga një raportim i mediave ku thuhet se një urë në rrugën Prishtinë-Gjilan është krisur ende pa u lëshuar për qarkullim.

Postimi i plotë:

– Pas gerryerjes te xhepit te qytetareve nga rritja e çmimeve (Çmimi i bukes eshte rrit per 50%, çmimi i qumështit është rrit për 38%, e ne mesatare mbi 50% per te gjitha produktet tjera ushqimire), duke mos e marre asnje mase te vetme per te zbutur krizen me çmimet dhe varferimin e qytetareve;

– kur nuk e kane realizuar asnje investim te rendesishem ne ekonomi (edhe ato qe po i bejne, po i bejne keq dhe me korrupsion, siç ishte rasti i fundit, me uren ne rrugen e Gjilanit);

– I kane humbur mbi 500 milione euro nga izolimi dhe sanksionet;

– me deficit tregtar mbi 5 miliarde euro;

Dalin dhe krenohen me rritje ekonomike 0,3% mbi projeksionet

Ne gjuhen e tyre: rritje e qendrueshme nuk mund te quhet nese nga 5,62% rritje ne tremujorin e pare, bjen ne 4.27% ne tremujorin e dyte. Kjo eshte renie e qendrueshme

Fotografia e bashkangjitur eshte simboli i vetem rritjes qe e kemi me kete qeveri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit