spot_img
Thursday, December 26, 2024
spot_img

Ruge: S’mendoj se jemi në situatë për të folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Boris Ruge, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, ka thënë se mendon që tani nuk është situata që mund të flitet për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veriatlantike, NATO.

Ai është shprehur se Kosova deri tani nuk është duke ecur drejt anëtarësimit në Partneritetin për Paqe.

Ndër tjera, Ruge theksoi se NATO nuk ka hequr dorë nga mbështetja në dialogun Kosovë-Serbi, dhe se janë me shpresë së ky proces do të vazhdojë tutje.

Rute është deklaruar edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit për të cilën, tha: “E kuptojmë që kjo urë ka qenë temë e diskutimeve në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka një marrëveshje për parimet që ajo duhet të hapet plotësisht, pra jo vetëm për këmbësorë por edhe automjete, por nuk duam asnjë veprim të njëanshëm për këtë”.

Për mundësinë e shtimit të numrit të ushtarëve në KFOR, numri dy i NATO-s potencoi se deri tani është i mjaftueshëm numri që kanë në terren.

Intervista e plotë:

Klankosova.tv: Duke e parë influencën e ruse në Ballkan, a besoni se është në interesin më të mirë të NATO-s që t’i ofrojë Kosovës anëtarësimin? Dhe a mendoni që Kosova është gati t’i bashkohet NATO-s?

Ruge:  Ajo që do të thoja është kjo: unë kam shërbyer në Kosovë dy herë. Herën e parë në vitin 1999, kur u vendos selia e parë e KFOR-it dhe kur trupat e parë të KFOR-it erdhën në Kosovë dhe pastaj gjatë viteve 2001 dhe 2002. Isha në Kosovë së fundmi në gusht dhe e di, bazuar në vizitat e shumta dhe kohën e kaluar në Kosovë se ka një qëndrim shumë pozitiv nga kosovarët në raport me NATO-n dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Njerëzit e vlerësojnë atë çfarë NATO dhe KFOR-i kanë bërë në 1998 dhe 1999 dhe përgjatë 25 viteve pasuese, kjo është e shkëlqyeshme.

Nuk mendoj se aktualisht jemi në një situatë kur mund të flasim për anëtarësim. Por e di që presidentja Osmani dhe të tjerët, kanë folur për Partneritetin për Paqe, dhe ajo natyrisht që do të ishte hapi i parë. Siç e dini, kjo është diçka që kërkon konsensus, duhet që 32 shtetet anëtare të NATO-s të votojnë për këtë dhe nuk jemi ende as ty. Nuk jemi duke lëvizur drejt Partneritetit për Paqe tani për tani. Por mendoj se fakti që përshtypja e popullit të Kosovës karshi NATO-s është kaq pozitive është, diçka që duhet ta kemi parasysh, ta vlerësojmë dhe është një hap i madh drejt së ardhmes.

Klankosova.tv: Kosova dhe Serbia deri tani janë për disa vite me radhë në një proces të dialogut. Si e shihni ju këtë proces, si është duke vazhduar?

Ruge: Besoj se kemi aranzhuar një rreth të ri bisedimesh për javën e ardhshme në mes përfaqësuesit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Procesi po vazhdon prej kohësh tashmë dhe e kuptoj se ka frustrime sa i përket kësaj, por politikat tona në NATO na bëjnë ta mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE dhe nuk kemi hequr dorë nga shpresa se procesi mund të vazhdojë tutje. Do ta potencoja faktin se të hënën e kësaj jave ne kishim Procesin e Berlinit i cili u mbajt në Berlin. Njëra prej ngjarjeve ishte avancimi i marrëveshjes për tregti të lirë, tani në tavolinën e CEFTA-s ulet Kosova që e zëvendëson UNMIK-un. Kjo i hapë rrugë një zone ekonomike në Ballkanin Perëndimor që është tejet e rëndësishme sepse asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është i madh mjaftueshëm sa të ekzistojë si i vetëm. Keni nevojë për qasje në tregje nga rrugë të ndryshme. Ky është shembulli se si mund të arrihet progresi. Kjo është mënyra si mendoj se do të vazhdojë ky proces, besoj se Z. Lajçak ka njoftuar tashmë largimin e tij në fillim të vitit të ardhshëm, kemi liderë të rinj në Bashkimin Evropian dhe procesi do të vazhdojë me një kastë të re karakteresh, por u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përfshihen në formë konstruktive në interes të qytetarëve të rajonit dhe të Kosovës, në veçanti.

Klankosova.tv: A shihni edhe ndonjë rrezik që të ketë edhe një Banjska 2 në Kosova?

Ruge: Ajo çfarë ka bërë NATO që nga ngjarjet e majit 2023 dhe incidenti në Banjskë në shtator 2023 është se kemi shtuar 1,000 trupa në kuadër të KFOR-it. KFOR-i është më i fuqishëm, ka më shumë kapacitete dhe prezencë të shtuar në veri të Kosovës, dhe mendoj se jemi në një situatë të mirë tani. Kemi raporte të mira me Policinë e Kosovës, marrëdhënie të mira pune me EULEX-in, kështu që jemi në formë të mirë. Dhe ne nuk komunikojmë vetëm me institucionet e Kosovës, por edhe me Qeverinë e Serbisë.

Klankosova.tv: Kryeministri Albin Kurti ka deklarata rreth Urës së Ibrit. Ai ka thënë se aty duhet të qarkullojnë edhe automjete dhe jo vetëm njerëzit. A duhet që Kosova të komunikojë me aleatët si NATO dhe BE-ja, dhe a i duhet Kosovës ta bëjë këtë gjë vetë?

Ruge: E kam njohur kryeministrin Kurti që nga viti 2002 kur kam shërbyer në Kosovë dhe kam respekt të madh për të. Kur flasim për Urën e Ibrit duhet të përsëris atë që kam thënë në gusht dhe atë që ka thënë Admirali (Stuart) Munsch, komandanti i komandës në Napoli, se nuk duam asnjë hap të njëanshëm sa i përket kësaj ure. E kuptojmë që kjo urë ka qenë temë e diskutimeve në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka një marrëveshje për parimet që ajo duhet të hapet plotësisht, pra jo vetëm për këmbësorë por edhe automjete, por nuk duam asnjë veprim të njëanshëm për këtë, kjo nuk ndihmon dhe ajo që presim është që të gjitha palët të përfshihen për të komunikuar me banorët lokalë, dhe një arsye pse nuk e duam këtë është se kemi ushtarët tanë në urë të cilët nuk duam t’i shohim të vendosen para një vale rreziku, andaj presim që palët ta respektojnë këtë.

Klankosova.tv: A është në planin e NATO-s që të rrisë edhe më shumë numrin e ushtarëve të saj në kuadër të KFOR-it që është në Kosovë?

Ruge: Jo, nuk planifikojmë. Mendoj se kemi konsolidim të mirë aktualisht. Ne kemi sjellë trupa të forcës operacionale rezervë, po e shohim nga afër situatën, por në përgjithësi, sa i përket nivelit të forcës, ndjejmë se kemi atë çfarë na duhet për ta mbajtur mjedisin e qetë dhe të sigurt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit