Thursday, October 17, 2024
spot_img

Rubin Kazani ‘ngul këmbë’, i kërkon 10 milionë euro për Dakun

Fillimisht, ishte fjala se nuk do të largohej shpejt nga ekipi.

Mirlind Daku është padyshim një hero tek Rubini i Kazanit, veçse edhe heronjtë e kanë një çmim, dhe për sulmuesin kuqezi ka interesim.

Mediat ruse informojnë se klubi i Krasnodarit planifikon të marrë 26-vjeçarin nëse shet sulmuesin kryesor të ekipit, Xhoni Kordoba.

Këtë e thotë gazetari rus, Ivan Karlov.

Babai i futbollistit kosovar deklaroi disa ditë më parë se djali i tij nuk do ta braktisë tani shpejt Rubinin, por transferimi mund të ndodhë në janar.

Besohet se Rubini do të kërkojë rreth 10 milionë euro për kartonin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, dhe ky do të ishte një përfitim i madh për klubin.

Kjo sepse Rubini e mori Dakun vetëm për 1.2 milionë euro nga Osijeku i Kroacisë.

Sulmuesi kuqezi është futbollisti më i mirë i ekipit të trajnerit Rahimov, duke pasur 5 gola dhe 3 asiste në 7 ndeshje të Premier Ligës së Rusisë, ndonëse për momentin është i dëmtuar.

Ai nuk është grumbulluar në kombëtare në ndeshjet e Ligës së Kombeve tani në shtator.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit