Këto pamje vijnë nga rruga Vushtrri-Skenderaj, një rrugë që prej vitesh ndodhet në një gjendje katastrofale, duke u shndërruar në një rrezik të përhershëm për jetën e qytetarëve, shkruan GazetaKosova.net
Në fshatin Brusnik, situata është edhe më alarmante: gropa të mëdha mbulojnë rrugën, duke krijuar kushte të rënda për qarkullim dhe duke rritur ndjeshëm mundësinë për aksidente me pasoja fatale.
Megjithëse kjo gjendje vazhdon prej vitesh, as Qeveria dhe as Komuna nuk e kanë marrë mundimin as ta rregullojnë, e as të vendosin sinjalizime për të paralajmëruar shoferët që të ulin shpejtësinë në këtë “zonë të vdekjes”.

Ne jemi të lodhur nga premtimet boshe dhe neglizhenca e institucioneve! Kjo rrugë nuk është thjesht një problem infrastrukturor – është një rrezik i drejtpërdrejtë për jetën e njerëzve! Deri kur do të qëndrojmë në heshtje, duke pritur tragjedinë e radhës?