“Rrudhani mund të përdoret në pozicione të ndryshme në mesfushë dhe do të na ofrojë opsione shtesë me cilësitë e tij”, tha drejtori i Luzernit, Remo Meyer.
Donat Rrudhani do të kryejë sot të martën seancën e parë stërvitore te skuadra e re dhe do të mbajë numrin 11.
Skuadra e re e tij e ka mundësinë e blerjes së kartonit të kosovarit në fund të sezonit në marrëveshjes midis dy klubeve.