Aktivisti dhe analisti Rron Gjinovci ka reaguar ashpër ndaj protestave të fundit, duke i quajtur ato “shfaqje të lodhura teatrale”.
Sipas tij, protestat po bëhen në kohën dhe vendin e gabuar.
“Këto protesta duheni me i bo te zyret e PDK-së dhe jeni dashtë me i bo kur u kon në pushtet Hashimi dhe Kadria të cilët e kanë kriju gjykatën. Kjo është shfaqje e lodht teatrale”, deklaroi Gjinovci.
Ai shtoi se çdo mobilizim kundër vendimeve që kanë rrënjët në të kaluarën politike duhet të drejtohet ndaj atyre që realisht i kanë inicuar ato, jo ndaj institucioneve aktuale.
Kjo deklaratë vjen në kohën kur një pjesë e qytetarëve dhe përfaqësues politikë po organizojnë protesta në mbështetje të të akuzuarve nga Gjykata Speciale në Hagë.