Friday, July 4, 2025
spot_img

Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”

Numri i udhëtarëve dhe fluturimeve ka pësuar rritje në Aeroportin Ndërkombëtar  “Adem Jashari”.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në muajin mars 2025, numri i fluturimeve të realizuara është rritur për 18.8 %.

Derisa gjatë marsit të vitit 2024 numri i fluturimeve të realizuara ishte 896, në mars të këtij viti numri i fluturimeve është rritur, duke u regjistruar gjithsej 1 mijë  064 fluturime brenda muajit mars.

Rritje po ashtu kishte dhe sa i përket numrit të udhëtarëve. Derisa gjatë muajit mars të vitit 2024 janë regjistruar 286,932 udhëtarë, numri i tyre është rritur një vit më vonë.

Në mars të vitit 2025 numri i udhëtarëve ka arritur  në 319,799 apo 11.5 % më shumë së në periudhën e njëjte të vitit paraprak.

“Në muajin Mars 2025 Numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 064, apo 18.8 % më shumë se në periudhën e njëjte të vitit të kaluar ndërsa numri i udhëtareve gjithsej ishte 319,799 apo 11.5 % më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar”, thuhet në raportin e ASK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit