spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Rritet numri i të prekurve me kancer në Kosovë, mbi 1 mijë raste të reja brenda një viti

Nga viti në vit vërehet rritje e rasteve të prekura nga kanceri. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) numri i rasteve të reja me kancer është rritur në vitin 2023, krahasuar me vitin paraprak.  Në vitin 2023 janë regjistruar mbi 1 mijë raste të reja me kancer,  më shumë  se sa një vit më parë. 

Sipas të dhënave të ASK-së  gjatë vitit 2022 ishin gjithsej 3110 raste të reja të prekura nga kanceri. Ndërkaq  në vitin 2023 janë gjithsej 4 mijë e 165 raste të reja me kancer. Nga këto raste 2 085 të rasteve janë femra dhe 2 080 meshkuj.

 “Nëse  shikohet në përgjithësi niveli i vizitave në Institucionet shëndetësore, e kryesisht atyre parandaluese është rritur, nëse shikojmë numrin e të gjitha vizitave në të gjitha  nivelet  e  vizitave  qofshin ato në shëndetin primar, sekundar apo edhe në atë terciar. Tek  të prekurit  me kancer vërehet një rritje e ndjeshme nga viti  2022 ku kishte 3110  raste të reja të prekura nga kanceri derisa në vitin 2023  kemi 4165 raste të reja”, thuhet në raportin e ASK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit