Wednesday, April 2, 2025
spot_img

Rrëzohet aeroplani mbi shtëpinë, konfirmohen viktima/ Pamje

Një aeroplan i vogël është rrëzuar mbi një shtëpi në Brooklyn Park, Minnesota, duke shkaktuar një zjarr të madh dhe të paktën një viktimë, konfirmuan autoritetet.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), avioni transportues ekzekutiv, i cili kishte kapacitet për gjashtë persona, u përplas me banesën rreth orës 12:20 të pasdites me orën lokale, ndërsa po fluturonte nga Des Moines, Iowa, drejt Aeroportit të Anoka County-Blaine në Minneapolis.

Shefi i zjarrfikësve Shawn Conway deklaroi se asnjë nga personat në avion nuk ka mbijetuar, por nuk dihet ende numri i saktë i pasagjerëve. Banorët e shtëpisë kanë shpëtuar pa lëndime.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë banesën të përfshirë nga flakët, ndërsa hetimet mbi shkaqet e aksidentit po vijojnë nga FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit