spot_img
Friday, February 21, 2025
spot_img

Rreziku historik për Kosovën dhe rajonin!

Shkruan Fadil Maloku

1. Deklaratat e Trumpit për ndarjen e Ukrainës për arritjen e një marrëveshje eventuale me Rusinë, janë tejet shqetësuese jo vetëm për marrëdhëniet ndërkombëtare, por edhe për neve ne Ballkan! Kjo i bie që që një skenar i tillë (që ende gjendet në”tavolinat” dashakeqe) nesër mund “dëshmohet” si opsion pragmatik e praktik edhe për Kosovën!?

2. Për mendimin tim nuk është e rastësishme e gjithë xhurulltia dhe zhurma e panevojshme mediatike e politike për formimin e qeverisë “lojale” ndaj këtij rikonfigurimi në horizont! E cila do ishte pa asnjë dyshim zhgënjyese dhe në shërbim të skenarëve të tillë apokaliptik, jo vetëm për neve por për mbarë Ballkanin Perëndimor.

3. S’ këndejmi, e gjithë energjia qeveritare dhe opozitare, po edhe ajo civile e mediatike tani duhet të përqendrohet në hartimin e (një “road map” të shkurtër se si duhet t’u qasemi këtyre dinamikave të mundshme imponuese..) alternativave të qëndrueshme, kundruall këtyre sfidave e proceseve tejet të rrezikshme, e padyshim edhe në disfavor të interesave tona shtetërore e kombëtare. Vetëm të bashkuar(jontë uniformuar) në mendime e qendrime politike, Kosova mund të ia dal…

Nuk na duhet fare përçarja…

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit