Monday, May 5, 2025
spot_img

Rreth 500 ushtarë të KFOR-it, pjesë e stërvitjes “Ura është shumë larg”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur një stërvitje ushtarake shumëkombëshe të titulluar “Ura është shumë larg”.

Kjo stërvitje u organizua nga forcat hungareze të KFOR-it në fund të korrikut, ku morrin pjesë afro 500 ushtarë, teksa ajo është cilësuar si shumë komplekse.

Siç shkruan “Hungarytoday”, stërvitja u zhvillua në dy lokacione, me qëllim të përgatitjes për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe integrimin e batalionit të manovrimit rumun në Batalionin e Rezervës Taktike

Bëhet e ditur se stërvitja u konsiderua e suksesshme, duke arritur objektivat e saj si për përgatitjen për sfidat e sigurisë në Kosovë, ashtu edhe për integrimin e suksesshëm të batalionit rumun, që iu bashkuar KFOR-it në korrik.

Media hungareze shkruan se gjatë stërvitjes, e cila shërbeu si testi përfundimtar për gatishmërinë e misionit të skuadriljes rumune, personeli demonstroi aftësitë e tij luftarake. Stërvitja përfshinte skenarë të ndryshëm kompleks, si misione sigurie në lagje dhe operacione të kontrollit të trazirave.

Përfshirja e agjencive të zbatimit të ligjit si EULEX dhe Njësia Speciale Shumëkombëshe (MSU) shtoi shkallën dhe diversitetin e ushtrimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit