spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

Rreth 30 familje detyrohen të evakuohen si pasojë e përmbytjeve në Shqipëri

Shirat e mëdha kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Shqipërisë jugore të premten, njoftuan autoritetet.

Zona e Vlorës, në jugperëndim të vendit, është prekur më së shumti nga përmbytjet, duke detyruar rreth 30 familje të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Shiu i dendur i së premtes përmbyti shtëpi, biznese dhe rrugë. Nuk është raportuar për viktima.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, tha për mediat se situata mbetet shqetësuese dhe se edhe shumë familje të tjera kërkojnë të evakuohen.

“Prurjet e reshjeve ishin shumë të dendura. Shiu ra për një kohë të gjatë, 2 orë e 30 minuta pa ndalim, që shkaktoi dhe një efekt negativ tek pjesa e kanalit të ujërave të larta që ka dalë jashtë shtratit dhe gjithë uji ka vërshuar në mes të qytetit. Situata ka qenë realisht alarmante”, tha Dredha.

Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pas thirrjes për mbështetje nga pushteti vendor në Vlorë, mbërritën atje me dy moto varka, dy ekipe të pajisur me dy motopompa, tetë mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në Fier, Lushnje, dhe Pogradec.

Me përmbytje janë përballur të premten edhe Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi, me këtë të parën që ka pësuar fatkeqësinë më të madhe në 40 vjetët e fundit.

Të paktën 19 njerëz kanë vdekur në Bosnje e Hercegovinë dhe shumë të tjerë janë lënduar, pas reshjeve të shiut që shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit