Thursday, May 8, 2025
spot_img

Rrëmbim në mesnatë: Futbollistit ekuadorian i marrin gruan dhe djalin, vetë fshihet nën shtrat

Në mes të një vale të egër kriminaliteti që ka përfshirë Ekuadorin, futbollisti i njohur i ekipit Emelec, Jaskson Rodriguez, përjetoi momente terrori kur persona të armatosur bastisën banesën e tij në Guayaquil.

Ngjarja ndodhi të mërkurën rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur sulmuesit thyen derën dhe hynë me forcë në shtëpi.

Rodriguez, 26 vjeçar, u fsheh nën shtrat për të shpëtuar, ndërsa autorët rrëmbyen gruan dhe djalin e tij pesëvjeçar. Ai i pa nga dritarja duke u larguar me një kamionçinë gri me dy kabina.

Ngjarja ndodhi në lagjen Mucho Lote 2, në një zonë që përfshihet nga gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga qeveria për shkak të përshkallëzimit të dhunës dhe aktivitetit të grupeve kriminale. Vetëm në tremujorin e parë të vitit, janë raportuar mbi 2,300 vrasje të dhunshme në vend.

Rodriguez ka luajtur nëntë ndeshje këtë sezon në LigaPro, kampionati më i lartë në Ekuador, dhe aktualisht skuadra e tij ndodhet në vendin e 11-të.

Raste të ngjashme rrëmbimesh kanë ndodhur edhe më parë – në dhjetor të kaluar, futbollisti Pedro Perlaza u rrëmbye në Esmeraldas dhe u gjet i gjallë disa ditë më vonë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit