spot_img
Friday, November 15, 2024
spot_img

Rrëfimi prekës i babait që iu vetëvra djali i vetëm në Gjermani: Më ndihmoni, dua ta varros këtu

Fitim Lalaj, i ati i Dritan Lalaj, 33-vjeçarit i cili u vetëvra ditën e djeshme (03. tetor 2024) në Gjermani, ka kërkuar ndihmë për të marrë trupin e djalit të tij, për ta varrosur atë në vendlindje.

Ndonëse u përpoq të ishte i qetë, i ati i 33-vjeçarit nuk arriti ti mbante lotët kur u pyet se sa fëmijë kishte.

Ai tha se djali ishte i vetmi që kishte ndërsa prej 12 vitesh edhe bashkëshortja i kishte vdekur.

“Vetëm atë djalë kisha. Gruaja ka 12 vite që më ka vdekur. Këtë vetëm kisha. Dritanin kisha. Vetëm ai punonte në familje, se unë jam pa pension, pa përkrahje, s’kam zanat. Kam nja dy bagëti me ato merrem”, tha Fitim Lalaj.

Ai ka rrëfyer se Dritani edhe më herët kishte tentuar të vriste veten, për shkak se nuk i kishte kaluar paga në bankë. Sipas tij 33-vjeçari vuante nga depresioni.

“Nuk i dilnin paratë. Mund të rrinte një javë pa punë. Ai do rrinte 6 muaj këtë herë në Gjermani, sa t’i mbaronte viza. Ai jetonte me shqiptar të tjerë në Hamburg, por nuk i njoh. Për vdekjen më lajmëroi kryetari i komunës, atë e kishte lajmëruar ministria e brendshme”, tha ai.

Lalaj ka treguar se kur ka biseduar për herë të fundit me Dritanin.

“Në datë 30 kam folur për herë të fundit. Kemi folur në telefon. Këto ditët e tjera i bija mëngjes drekë, darkë e nuk ma hapte telefonin. Herën e fundit më kërkoi falje se i gjuajti vetes me thikë. Më mori në telefon dhe më tha që kishte goditur veten me thikë, por nuk do e bënte më, tani bëri këtë më të madhen”, tha Lalaj.

E ndonëse i mbetur vetëm në këtë jetë dhe pa përkrahjen e tij më të madhe, djalin e vetëm Dritanin, Fitim Lalaj shprehet se dëshira e tij më e madhe është të marr trupin e tij që ta varrosë.

“Për mua si të jetë shkruar. Unë kam hall të sjellë trupin e tij këtu. Kush mundet të më ndihmoj. unë dua vetëm ta varros atë këtu”,-tha ai.

Fitim Lalaj tha për “People” se ka hapur një llogari bankare ku personat që dëshirojnë ta ndihmojnë mund të kontribuojnë.

Ky është numri i llogarisë ku ju mund të ndihmoni:  AL11202210050000000040779059

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit