Friday, April 25, 2025
spot_img

Rrëfimi i Ramadan Nishorit për përjetimet e dhunimit seksual, Çitaku: Sot dëshmove forcë dhe guxim të jashtëzakonshëm

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka vlerësuar guximin e Ramadan Nishorit, burri i parë që bëri publik rrëfimin e tij si i mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“E dije se rrëfimi yt është më shumë se një tregim, është dëshmi, është thirrje për drejtësi.” – ka shkruar mes tjerash Çitaku në Facebook.

Statusi i plotë:

I nderuari Ramadan,

Sot dëshmove forcë dhe guxim të jashtëzakonshëm.

Nuk do ta harroj kurrë takimin tonë të parë, fjalët e tua dhe dëshminë tënde rrënqethëse.

Sot, si atëherë, u gjende madhështor përballë së vërtetës, përballë dhembjes dhe përballë kujtimeve që kërkojnë zemër të madhe.

E dije se rrëfimi yt është më shumë se një tregim, është dëshmi, është thirrje për drejtësi.

Dhe për këtë, kurrë nuk do të jesh vetëm.

Sot e përherë, do të më kesh në krah, mua dhe shumë miq e dashamirë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit