spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Rrëfimi i Faton Hajrizit: Kush prej LDK-së i kërkoi vrasjen e kundërshtarëve politik? A pranoi ai?

Faton Hajrizi, i cili u arratis nga burgu i Smrekonicës muajin e kaluar, e më pas u largua nga Kosova dhe u vra në Serbi, pasi i pari vrau një polic serb, gjatë një interviste kohë më parë ka folur për një person të LDK-së, që sipas tij, i ka thanë me vra një kundërshtar të tij politik.

Hajrizi, i cili të dielen u varros në fshatin Klinë të Skenderajt, ka thënë se për këtë ka pasur edhe videoinçizim.

Ai thotë se nuk ka pranuar të kryej këtë vrasje.

Sipas tij, ky person ka qenë i njohur dhe ka qenë në strukturat e LDK-së.

Ai tregon se ka vra rusë e serbe, duke kërkuar kështu që të dal në liri, pasi nuk e ka merituar të rrin i burgosur aty.

Hajrizi ka treguar se ka punuar për të tjerët, ndërsa për të askush nuk po punon.

Madje i tregon se i ka thanë dikush që të punojë për vetën e tij, dhe mos të punoj për të tjerët, por nuk specifikon se për kë ka punuar.

“Faton Hajrizi nuk bën më vepër penale”, shton tutje ai, duke treguar se ka mbajtur 4 vjet e 8 muaj në çeli.

Ai thotë “s’jam armik i popullit”, duke kërkuar falje për gabimet që i ka bërë gjatë rrugës.

Hajri shton tutje se veprat e fundit që i ka bë, ishin në moshën 21 vjeçare, këtu përmend edhe disa plagosje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit