Monday, October 14, 2024
spot_img

Rrëfehet i mbijetuari i Masakrës së Verbocit: Tri ditë e tri net mes kufomash!

Në një intervistë ekskluzive për FRONTAL të T7, Elbasan Bunjaku, i mbijetuar i Masakrës së Verbocit, ka treguar për tmerrin që ka përjetuar, duke qenë se për tri ditë i është dashur të qëndronte në mes njerëzve të vrarë nga forcat serbe, ku ka qenë edhe babai.

Elbasani në atë kohë 13 vjeçar, ka treguar se mbase serbët kanë menduar se është i vdekur dhe nuk e kanë qëlluar derisa ishte në mesin e viktimave.

“Gjujtjet.. kanë gjujtë njerëzit. Kam parë edhe forca serbe, që i kemi pas shumë afër. Ka pas afër meje, por s’kanë gjujtë tek unë.. kanë mëndu ndoshta që jam i vdekur, nuk e di arsyen”, ka thënë ai në FRONTAL të T7.

Ai ka thënë se për të ka qenë shumë e rëndë dhe thotë se Zoti ka dashur që të mos jetë në mesin e të vrarëve.

“Ka qenë shumë e rëndë. Vec me e pritë cka po ndodh. Për mua ka qenë shumë e rëndë. Zoti ka dashtë që të mos jem në mesin e të vrarëve”, ka rrëfyer Elbasani në FRONTAL të T7.

Elbasan Bunjaku ka treguar se tri ditë e tri netë ka qëndruar mes kufomash pa ngrënë dhe pa pirë dhe se këto  tri ditë kanë qenë tepër të rënda për të.

Ai tutje ka treguar se pas 3 ditësh, fshatarët kishin ardhur për t’i marrë trupat e për t’i varrosur dhe se aty e kishin kuptuar se kishte mbetur gjallë.

“Ata u gëzuan, që dikush ka mbijetuar”, ka shtuar tutje Elbasan Bunjaku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit