Gjenerali Rrahman Rama, kandidat për deputet nga PDK-ja, po vazhdon takimet e përditshme me qytetarët.
Kësaj radhe, Rama ka zhvilluar takime me rininë e Mitrovicës.
“Kam takuar të rinjtë në Mitrovicë, me të cilët pata biseda të këndshme për disa tema që lidhen kryesisht me situatën aktuale në Kosovë.
Qasja e të rinjve është gjithmonë e veçantë dhe më ndihmon të kuptoj perspektiva interesante rreth temave politike dhe të sigurisë”, shkruan Rama.