Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim këtë mbrëmje me studentët e Vushtrrisë. Ai vlerësoi pikëpamjet dhe shqetësimet e tyre, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të zërit të të rinjve në ndërtimin e politikave për të ardhmen.
Gjatë bashkëbisedimit, Rama u rikujtoi studentëve angazhimin e PDK-së për të mbështetur arsimin përmes krijimit të Fondit Shtetëror të Bursave, i cili parasheh ndarjen e 25 milionë eurove në vit për mbështetjen e studimeve. Ky fond synon të lehtësojë barrën financiare dhe të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë studentët.
Ai u zotua se me Bedri Hamzën kryeministër, këto angazhime do të realizohen, duke siguruar se të rinjtë do të kenë një mbështetje të fuqishme për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional:
“Me vizionin tonë, gjithçka do të jetë #mamirë!”