Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, zhvilloi një takim me qytetarët e Dobërllukës, ku u prit me entuziazëm dhe përkrahje të madhe.
“Atmosferë e jashtëzakonshme sonte në Dobërllukë, ku u takuam me shumë qytetarë. Si këtu edhe e gjithë Vushtrria është entuziaste për #mamirë,” tha Rama, duke vlerësuar energjinë dhe përkushtimin e qytetarëve ndaj vizionit të PDK-së.
Takimi në Dobërllukë është pjesë e fushatës së Ramës, i cili po angazhohet për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe për t’u ofruar atyre zgjidhje konkrete për një të ardhme më të mirë.