spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Rrahja në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiq: Njerëzit në Prishtinë e duan një skenar të tillë, Kurti mezi e pret këtë

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë sot pas konfliktit mes deputetëve të opozitës dhe pushtetit në parlament se Prishtina dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duan të shohin një skenar të tillë.

Në një konferencë për media, pas dhunës në Kuvendin e Serbisë gjatë seancës së buxhetit, ndërsa deputetët e opozitës ia ndërprenë fjalimin me bilbil, Bërnabiq theksoi se opozita po përpiqet të destabilizojë Serbinë, gjë që, siç thotë ajo, i pëlqen të gjithë kundërshtarëve.

“Kështu duket liria e fjalës në interpretimin e tyre. Kështu do të dukej Serbia po të ishte në pushtet. Dhe unë pyes qytetarët se kush e dëshiron këtë? A ka njerëz në Serbi që duan diçka të tillë? Dyshoj, por ka njerëz në Prishtinë që e duan këtë, është Albin Kurti që e pret këtë”, u shpreh ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit