spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Roth: Kosova dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës, mund të llogarisni në mua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Michael Roth, kryetar aktual i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman e ish-ministër, me Medaljen Presidenciale të Meritave, një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës.

Ai tha se Kosova i përket Evropës dhe Evropa i përket Kosovës.

Mes tjerash, Roth e ka falënderuar Osmanin për këtë medalje.

“Faleminderit për këtë njohje të përkushtimit tim modest për një Kosovë të lirë, demokratike në zemër të Evropës, e nderuara Presidente Vjosa Osmani dhe i dashur Ambasador Faruk Ajeti!”, shkroi ai.

“Kosova na takon neve. Dhe Europa i takon Kosovës. Një Kosovë e lirë, demokratike dhe e pavarur në zemër të Europës është në interesin tonë strategjik. Të dashur qytetarë të Kosovës, mund të llogarisni në mua! Miqtë do të jenë miq”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit