Gjon Keka
Gratë dhe nënat arbërore shpesh frymëzonin burrat e tyre për të marrë vendimet dhe veprimet më të guximshme. Është gjithashtu një fakt shumë i çuditshëm që njerëzit shumë të talentuar, të jashtëzakonshëm, veçanërisht të dalluar si mendimtarë, poetë, shkrimtarë, artistë, gjeneralë, komandantë, gjeni dhe burra të mëdhenj shtetesh, janë zakonisht bij të grave që kanë qenë të pajisura me dhunti të jashtëzakonshme intelektuale.
Gratë gjithashtu luajnë një rol shumë të fuqishëm në histori. Nënat, gratë dhe femrat në kohën e Gjergj Kastriotit kanë luajtur rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve dhe në luftën kundër pushtuesit otoman.
Megjithë sfidat e asaj kohe kur rreziku ishte tepër i madh nga armiqtë, roli i gruas arbërore në ruajtjen e virtyteve, kulturës dhe traditës së popullit tonë arbëror ishte një faktor i rëndësisë historike që duhet të mbahet si pjesë e lavdishme e epokës së artë të Gjergj Kastriotit dhe historisë sonë në përgjithësi. Gratë u kujdesën për trimat arbërorë dhe plagët e tyre, për ushqimin e tyre, për mbështetjen e tyre duke i rritur fëmijët dhe edukuar në frymën e lirisë dhe atdhedashurisë.
Mbretëresha Teuta
Ishin ato heroinat e kohës që ngjallën shpirtin e Mbretëreshës Teuta dhe shumë grave që udhëhoqën vetë betejat kundër armiqëve të kombit të tyre. Gratë dhe nënat arbërore ishin bekimi i Arbërisë sepse në to shihej e ardhmja e Arbërisë, në të shihej frymëzimi si i nënave spartane që gëzoheshin kur bijtë e tyre vdisnin për atdheun dhe lirinë, posi këto ishin nënat arbërore të kohës së Gjergj Kastriotit.
Faqja tjetër pas faqes së ndritur të Gjergj Kastriotit me trimat e tij arbëror ishin nënat dhe gratë arbërore, kjo është në fakt faqja e ndritur e imazhit të gruas arbërore e nënës arbërore e femrës arbërore që dha gjithçka për Arbërinë dhe udhëheqësin e tyre të madh kryezotin Gjergj Kastrioti. Pikërisht nga nënat e tilla fisnike dolën heronjë si Gjergj Kastrioti nga nëna fisnike arbërore Vojsava, nga nëna epirote Olimpia doli Aleksandri i Madh, poashtu nga nëna Phthia doli Mbreti Pirro etj, etj. Ishte vetë Donika Kastrioti bashkëshortja e Gjergj Kastriotit që luajti rol udhëheqës të shtetit të Arbërit, në kohën kur Gjergj Kastrioti ishte për vizit jashtë shtetit, ishte Donika ajo që e zëvendësoi atë në udhëheqjen e urtë të shtetit arbëror. Pra shihet qartë se gruaja, nëna dhe femra arbërore nuk është vetëm amvise, apo sa për të lindur e rritur fëmijë, por edhe për të udhëhequr e dhe frymëzim për brezat, sepse nga gjiri i tyre dolën të mëdhenjët e kombeve.
Olimpia nëna e Aleksadnrit
Edhe sot sidomos tek arbëreshët ruhet e pastër dëshira që fëmijët t’i ngjajnë Gjergj Kastriotit, edhe sot tek arbëreshët ruhet i pastër zakoni e tradita, kultura, gjuha dhe figura e kryezotit tonë Gjergj Kastriotit. Por edhe tek ne edhe përkundër devijimeve, mohimeve e njollosjeve që po ndodhin, prapë në trojet tona sidomos në ato ku ende ruhet tradita dhe kultura, nënat vazhdojnë t’i këndojnë në djep fëmijëve për Gjergj Kastriotin dhe lutjet që të bëhen si ai me fjalët: “Ty o djalë të ka falë Zoti, m’u bafsh trim si Kastrioti.“ Këto ninulla bekuese nga nënat arbërore nuk duhet lënë anash, por duhet të vijojnë edhe në të ardhmen.
Heroizmi i grave arbërore vazhdon edhe pas vdekjes së kryeheroit Gjergj Kastriotit siç ishte “Shkëmbi i Vajës”, ku nëntëdhjetë vajza krutane, për të mos rënë në duar të turqve pushtues, u hodhën poshtë në përrua. Heroizmi i grave arbërore vazhdon edhe pas vdekjes së kryeheroit Gjergj Kastriotit, siç ishte „Shkëmbi i Vajës“, ku nëntëdhjetë vajza krutane, për të mos rënë në duar të turqve pushtues, u hodhën poshtë në përrua. Kjo sakrificë e madhe tregon se sa e pastër ishte dinjiteti i këtyre grave, motrave, nënave dhe femrës arbërore në atë kohë, se sa e donin lirinë dhe se nuk dëshironin të bëheshin skllave në harem të sulltanit dhe të përzierin gjakun me otomanët turq. Pra, gratë, nënat dhe femrat e tilla janë heroinat e kombit tonë, sepse sakrifikuan për të ruajtur të pastër veten, gjakun dhe emrin arbëror, vetëm e vetëm që të mos bëheshin skllave të armikut. Këto ishin grat, nënat, motrat dhe femrat arbërore të kohës së Gjergj Kastriotit, faqja më e ndritur e figurës së gruas në historinë e kombit tonë.
Poashtu, gratë, nënat dhe femrat arbërore vazhduan ta ruajnë të pastër kujtimin për Gjergj Kastriotin tek brezat. Ishin këto nëna dhe gra arbërore që çdo vit e ringjallnin kujtimin e të madhit të Arbërisë, siç thuhet në një tregim: “Ka treqind e ca vjet që ata janë nën pushtetin tonë”, thoshte një nga otomanët, “çdo vit qajnë me zë të lartë dhe venë kujën ditën e vdekjes së tij. Tërë vitin rrojnë me shpresë dhe pastaj shpërthejnë në të qara. Të vjen të besosh se Skënderbeu i tyre ngjallet dhe vdes çdo ditë.” Dhe ai otoman nuk e dinte apo nuk e kuptonte dot këtë, se “ky nuk është vetëm se një rit.
Është një zakon i lashtë që ka mbetur nga dita e vdekjes së mbretit të tyre.” Me pak fjalë, ishin po këto gra, nëna dhe femra arbërore që në të gjitha kohërat sëbashku i dolën përballë armiqëve. Madje kishte raste kur gratë visheshin si djem apo burra dhe marrëshonin sëbashku në betejat e shumta kundër armiqëve të kombit tonë dhe dilnin fituese. Të rralla janë ato gra që, duke mohuar natyrën femërore, fituan dafina në fushën e betejës, inkurajuan burrat e dëshpëruar të mbronin atdheun e tyre, ose, nga dashuria, ndoqën burrat e tyre në luftë kundër armikut, duke ndarë rreziqet sëbashku me ta, dhe duke u bërë kështu krahu dhe ndihmë e tyre. Ky ishte roli i këtyre nënave, grave dhe femrave të tilla të jashtëzakonshme të kombit tonë arbëror.