Tuesday, October 15, 2024
spot_img

Rohde takon Trendafilovën: Rikonfirmova mbështetjen e fortë të Gjermanisë për punën e Gjykatës Speciale

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka pritur sot në një takim kryetaren e Dhomave të Specializuara të Republikës së Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

Përmes një postimi në platformën “X”, Rohde ka bërë të ditur se ka rikonfirmuar mbështetjen e Gjemanisë për punën e tyre si dhe për një fond kompensimi të viktimave për të garantuar drejtësi të barabartë për të gjithë.

Tutje, ai ka theksuar edhe kontributin e vazhdueshëm të Dhomave të Specializuara për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Gjithmonë një kënaqësi për t’u takuar me presidenten e Dhomave të Specializuara. Theksova kontributin thelbësor të Dhomave për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe riafirmova mbështetjen e fortë të Gjermanisë për punën e tyre si dhe për një fond kompensimi të viktimave për të garantuar drejtësi të barabartë për të gjithë”, ka shkruar Rohde.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit