Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përjetuar një aventurë të bukur në vendin tonë.
Në llogarinë e tij në platformën X ai postoi një video përmbledhëse nga rrugëtimi i tij drejt ngjitjes në Gjeravicw.
“Kalova një kohë të jashtëzakonshme duke ecur në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravica! Nga mbledhja e boronicave të freskëta tek zhytja freskuese në një liqen malor dhe madje edhe bërja e flisë tradicionale, ishte një aventurë e mrekullueshme me shoqëri të mrekullueshme”, shkroi Rohde në postim.