spot_img
spot_img
Wednesday, February 5, 2025
spot_img
spot_img

Rohde: Gjermania do të vazhdojë partneritetin me çfarëdo qeverie të re në të ardhmen

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se shteti i tij do të ketë partneritet të ngushtë me çdo qeveri që del nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai këtë dekalratë e bëri në X, duke shpërndarë edhe fotografi nga takimet me liderët opozitarë.

Rohde tha se zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti partiak është kyç për demokracitë e vendeve.  

spot_img

“Ditët e fundit jam takuar me krerët e partive politike që kandidojnë për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti i partive janë kyçe për demokracitë tona. Gjermania do të vazhdojë partneritetin e saj të ngushtë me çdo qeveri të ardhshme kosovare”, ka shkruar Rohde.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit