Rita Ora ‘ngriti temperaturat’ me bikini jeshile, teksa po shijonte një ditë jahti në Ibiza të shtunën.
Këngëtarja, 33 vjeçe, ishte e buzëqeshur teksa kalonte kohë me bashkëshortin Taika Waititi dhe shoqen e saj, aktoren Jodie Turner-Smith.
Rita i ka aksesuar rrobat e banjës me një palë vathë jeshilë dhe ka veshur një byzylyk ari dhe një zinxhir barku.
Ajo dukej në humor të mirë teksa u hodh nga skaji i varkës me një numër vajzash dhe shkoi të notonte në det.






