spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Rilind Gërvalla implikoi institucionet e sigurisë në lajmin e rremë të RTK-së

Një ditë pasi Radiotelevizioni i Kosovës raportoi një lajm skandaloz ku akuzoi dy media të Kosovës se financohen nga Serbia, duke e cituar portalin “Slobodna Bosna”, bordi i RTK-së pati mbledhje të jashtëzakonshme.

Një zyrtar i lartë i sigurisë në Kosovë, është përfshirë nga drejtori i TV-së në RTK, Rilind Gërvalla, si i përfshirë në lajmin e Slobodna Bosnës kundër Nacionales dhe Periskopit. Madje, sipas fjalëve të Gërvallës, ky zyrtar i lartë i sigurisë, ka qenë në seminar në vendin ku ka dalë lajmi (pra aludon në Bosnje e Hercegovinë).

Gërvalla, në mbledhjen e Bordit më 23 korrik, ka thënë se informata për artikullin e Slobodna Bosnës iu ka ardhur nga institucionet e sigurisë.

Pra, Rilind Gërvalla, akuzon institucionet më të larta të shtetit në këtë skandal, madje duke thënë se zyrtari “ishte në një seminar, po supozoj në vendin ku është bërë lajmi”.

“Por neve na është dukur e arsyeshme që është lajm i cili duhet pasqyrohet dhe në momentin kur ty të vie një lajm nga instancat e sigurisë të cilët kanë organe verifikimi dhe analiza për këto çështje, natyrisht që ne e kemi pranuar si të bazuar me fakte dhe natyrisht një ndër fjalitë e diskutimit me personin që është caktuar përgjegjës për mediat dhe për takimet me to, ai ishte në një seminar, po supozoj që në vendin ku është bërë lajmi ku i njëjti tha që këtu po diskutohet shumë dhe natyrisht ka dalë në portalin këtu dhe është mirë që të publikohet. Është marr apriori si një siguri e lartë e verifikimit kur kemi të bëjmë me instanca të sigurisë”, ka thënë Rilind Gërvalla në mbledhjen e Bordit të RTK-së të mbajtur më 23 korrik.

“Kemi menduar që lajmi të shkojë në tërësi i përkthyer sepse ka interes të publikut dhe interesi i publikut është që të dijë influencën dhe goditjet që po bëhen herë pas herë nga Aleksandër Vucici ku siç e keni parë ai vete ka pohuar këtë gjë dhe kjo është pak a shumë e gjitha. Unë sot jam përsëritur qe disa herë në takimedhe unë këtu jam për sqarim, pra nuk keni të bëni me këta persona që i shihni në këtë sallë, keni të bëni me mua dhe e gjitha çfarë kam bërë është në mënyrë zyrtare dhe asgjë nuk është bërë në mënyrë shoqërore. Natyrisht këta persona që kthehen prej seminarit ose kudo që kanë qenë, janë të gatshëm të ofrojnë shpjegime edhe më të hollësishme për çfarë do që ju intereson”, citohet në procesverbal të ketë thënë drejtori Rilind Gërvalla.

Rilind Gërvalla në këtë mes, e përfshin edhe ish-drejtorin e përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Ai flet për një takim që e kanë pasur bashkë me Ahmetxhekjan, me dy nga përgjegjësitë e sektorëve në instancat e sigurisë, ku sipas tij ishin zotuar për bashkëpunim.

“Natyrisht e kuptoj rëndësinë sepse janë përmendur dy (2) media ku njëra prej tyre është mjaftë influencuese në Kosovë dhe tjetra po ashtu, por idea e gjithë kësaj ka rrjedhur nga një takim të cilin e kemi pas në muajin shkurt të vitit 2023 ku me ish drejtorin e përgjithshëm z. Shkumbin Ahmetxhekaj kemi takuar dy (2) nga përgjegjësit të sektorëve nga instancat e sigurisë ku ne e kemi marr njëfarë zotimi që të ndihmojmë në rrafshine sigurisë kombëtare edhe lajmet të cilat janë të një rrjeti pak më të gjëra se sa vetëm brenda Kosovës apo specifikisht ku kanë të bëjnë me informatat e verifikuara nga instancat e sigurisë të cilat është e koncentruar kundrejt regjimit të Vucicit dhe ndërhyrjeve të cilat i kanë bërë në rendin Kushtetues në Kosovë duke e parë sulmin e fundit i cili ndodhi në Banjskë”, thotë Gërvalla në mbledhjen e Bordit të RTK-së.

Gërvalla e pranon se nuk është konsultuar me ish ud. drejtoreshën, Zana Spahiu, lidhur me këtë lajm.

“Natyrisht me të drejtë është kritika e ushtrueses së detyrës të drejtoreshës të përgjithshme në RTK znj. Zana Spahiu që është dashur të konsultohemi me të dhe me zëvendës drejtorin e përgjithshëm, këto nuk janë bërë për ndonjë qëllim të caktuar siç mund të thotë dikush por për shkak të shpejtësisë së kërkuar dhe lajmit në kohë reale dhe situatës të sikletshme të cilën e patëm për paralajmërimin nga personi për marrjen e veturave që i kishim dhe këtu unë e kam ngatërruar në vend se të them “Slobdna Bosna” e kam thënë ”Slobodna Evropa” por z. Jeton Musliu me shpejtësi e ka korrigjuar sepse nuk kemi të bëjmë me radio “Evropa e Lirë” Por kemi të bëjmë për “Bosnien e Lirë””.

Më tutje, drejtori Gërvalla e mohon se ka pasur bashkëpunim me partinë në pushtet rreth këtij lajmi.

Madje, i akuzon zyrtarët e kësaj partie se lajmin që e kanë shpërndarë, nuk ka qenë i RTK-së, pasi RTK-ja nuk i ka publikuar emrat e dy mediumeve, gjë që u demantua vetëm pas disa minutash në mbledhjen e Bordit të RTK-së.

“Unë flas vetëm të vërtetën dhe nuk kam ndonjë fshehje rreth kësaj sepse po të ishte nga partia apo qeveria unë do ta tregoja një gjë të tillë pa kurrfarë problemi sepse ne bashkëpunojmë me të gjitha institucioneve zyrtare, kredibile dhe as nuk ka pas individ të subjekteve politike që kanë reaguar mbi të, natyrisht kanë bërë gabim që kanë hedhë lajme të fabrikuara sepse ai lajm nuk është publikuar nga RTK, por kanë fabrikuar lajm, kanë shfaq emrin me persona të cilët janë të përfshirë me ato dy (2) media, kjo nuk është e RTK-së, ku e kanë marr atë lajm nuk e di por jo tek ne, kanë pas mundësi ta marrin diku tjetër, fontet janë të ngjashme por unë nuk mendoj që është linku i njëjtë”, thotë Gëvalla, bazuar në procesverbalin e mbledhjes.

U.D Drejtoresha e RTK-së, Zana Spahiu, kishte shprehur shqetësimin e saj në këtë mbledhje, për mënyrën se si ka ndërhyrë drejtori i TV-së, Rilind Gërvalla, në mediat online, të cilat janë përgjegjësi e saj.

“Pra shqetësimet më të mëdha të mijat janë ndërhyrja direkte në mediat online nga ana e drejtorit të televizionit pa njoftimin tim paraprak pasi që ka të bëjë me median të cilën është në varësi direkte timen ku për këtë ia kam tërheqë vërejtjen sepse janë kompetencat e qarta për secilin prej nesh në ligj në status të përcaktuara tashme dhe drejtori i televizionit duhet të ketë parasysh mos ti kalojë kompetencat sidomos në raste të tilla si publikimi i lajmeve të ndjeshme si ky tani e që ka pas një hov të madh në publik”, ka thënë në mbledhje Spahiu.

Në fakt, në këtë mbledhje, edhe anëtarët e Bordit ishin të ndarë.

Besnik Boletini, Arta Berisha e Safet Kabashaj, të cilët dhanë dorëheqje, kanë shprehur kundërshtimin e ashpër të tyre për publikimin e transmetimin e këtij lajmi.

Kurse, anëtarët e tjerë, kanë marrë në mbrojtje drejtorin Gërvalla dhe gjithë këtë skandal.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit